Shpërblimet e "Meet and Code"

Risi këtë vit, "Meet and Code" do t'i shpërblejë ngjarjet më të mira dhe do t'i publikojë aktivitetet e tyre para publikut të gjerë. Shpërblimet do të ndahen për tre kategori:

  • Kick and Code (Shuto dhe programo) (tema e vitit)

    Ngjarje të "Meet and Code" që kërkojnë të zgjidhin ndonjë problem të futbollit që lidhet me TI-në ose që e përdorin futbollin si temë për t'i njoftuar fëmijët me programimin. Kërkojmë ngjarje që i lidhin këto dy tema në mënyrë kreative dhe që kanë qëllim të caktuar për të arritur deri te grupi i synuar dhe për t'i afruar ata me botën e programimit dhe të TI-së.

  • Innovation (Novacioni)

    Ngjarje të "Meet and Code" që zhvillojnë dhe promovojnë metoda kreative të mësimdhënies dhe/ose që i shqyrtojnë temat aktuale digjitale/të TI-së. Kërkojmë ngjarje që janë të novatore në mënyrat e tyre për të arritur te grupi i synuar dhe që e lidhin atë me tema që kanë të bëjnë me TI-në, si dhe ngjarje që fokusohen në teknologjitë që vendosin trende të reja, që e formësojnë të ardhmen dhe teknologjitë që shkaktojnë tronditje në treg, siç janë "interneti i gjërave" (Internet of Things - IoT), Blockchain, inteligjenca artificiale, 3D printimi etj.

  • Diversity (Diversiteti)

    Ngjarje të "Meet and Code" që e përdorin TI-në ose tema të tjera digjitale për t'i trajtuar dhe për t'i zvogëluar pabarazitë e pranishme në komunitetin e tyre ose në përgjithësi në shoqëri. Kërkojmë ngjarje që i rrisin mundësitë e barabarta, që e promovojnë tolerancën dhe që i eliminojnë pabarazitë në bazë të gjinisë, racës, fesë, aftësisë së kufizuar, statusit social dhe ekonomik etj.

Në çdo kategori do të nderohen pesë ngjarje dhe dy përfaqësues të secilës organizatë do të ftohen në ngjarjen përmbyllëse dyditore në selinë e kompanisë SAP në Walldorf, Gjermani. Përveç kësaj, fituesi i vendit të parë të çdo kategorie do të marrë një shpërblim prej 2.500 eurosh.

Si mund të merrni pjesë

Çdo organizatë bamirëse që do mbajë një ngjarje të financuar nëpërmjet "Meet and Code" ka të drejtë të marrë pjesë në Shpërblimet e "Meet and Code". Vetë duhet të vendosni se në cilën kategori dëshironi që ngjarje juaj të konsiderohet për Shpërblimet e "Meet and Code". Për ta bërë këtë, ju lutemi zgjidhni kategorinë përkatëse të shpërblimit kur e krijoni ngjarjen. Ngjarjet që nuk përshtaten me kategoritë e shpërblimeve mbeten të përshtatshme për t'u financuar si ngjarje të përgjithshme.

Meet and Code Award results

This page lists the current results of the Meet and Code Award polls.

Top 10 - Kick and Code

Position Number of votes Name of the organization Name of the event
1 98 Сојуз на извидници на Македонија Играч на мечот
2 52 Здружение за развој на ромската заедница во Македонија ,,Сумнал" Програмирај и победувај
3 5 DEMOKRACIA PLUS Kodo ne SHMQSH "SARAJ"
4 1 Друштво за едукација - Академик (Association for education-Akademik) QR Football game

Top 10 - Most innovative

Position Number of votes Name of the organization Name of the event
1 325 Форум на млади Инфо 3 Д
2 312 Здружение за унапредување на образованието КОНЕДУ ГЛОБАЛ Скопје Интуитивно кодирање со App Inventor
3 174 Здружение за активно граѓанство, едукација и делување за слободите и правата на човекот и граѓанинот Ф.И.Л.Т.Е.Р. ВЕРИТАС Скопје SumoRobot Coding Meetup
4 33 Друштво за едукација - Академик (Association for education-Akademik) Крушево QR град
5 2 Здружение за активно граѓанство, едукација и делување за слободите и правата на човекот и граѓанинот Ф.И.Л.Т.Е.Р. ВЕРИТАС Скопје SumoRobot Creative Hub

Top 10 - Equal chances

Position Number of votes Name of the organization Name of the event
1 172 Друштво за едукација - Академик (Association for education-Akademik) Ајде да програмираме
2 63 Здружение за активно граѓанство, едукација и делување за слободите и правата на човекот и граѓанинот Ф.И.Л.Т.Е.Р. ВЕРИТАС Скопје Meet and Code Expo
3 2 Друштво за едукација - Академик (Association for education-Akademik) Направете свои пари
4 1 Здружение за активно граѓанство, едукација и делување за слободите и правата на човекот и граѓанинот Ф.И.Л.Т.Е.Р. ВЕРИТАС Скопје SumoRobot Discovery Lab
4 1 Organizacija za akcija kon idninata, ADA Travel destination of my dreams

Anëtarët e jurisë për Shpërblimin "Meet and Code"

Dr. Bernd Welz

Nënkryetar ekzekutiv dhe kryeshef për njohuri, SAP SE

Dr. Bernd Welz është nënkryetar ekzekutiv dhe kryeshef për njohuri në SAP SE. Në rolin e tij, ai është përgjegjës për transferimin global të njohurive për klientët, partnerët dhe komunitetet e tjera të jashtme të SAP. Si ekspert i arsimit digjital dhe teknologjisë së arsimit, ai është anëtar i Bordit Drejtues të BE-së të Koalicionit për shkathtësi digjitale dhe vende pune dhe i Këshllit universitar në Universitetin e Hajdelbergut. Welz iu SAP-it në vitin 1997. Që atëherë, ai ka mbajtur disa role udhëheqëse transformuese dhe ishte, ndër të tjera, përgjegjës për themelimin e shërbimeve të SAP Cloud. Para se të bashkohej me SAP-in, ai ishte konsulent për strategji në kompaninë Konsulentët strategjikë të Roland Berger në Gjermani dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Welz është magjistër i shkencave në Shkencat kompjuterike nga Universiteti i Massaçusetsit, Amherst, SHBA, dhe doktor i shkencave në inteligjencën artificiale nga Instituti i Teknologjisë në Karlsruhe, Gjermani.

Anna Sienicka

Nënkryetare e TechSoup Europe, Varhsavë

Anna Sienicka është përgjegjëse për drejtimin strategjik të TechSoup-it në Evropë. Ajo e drejton zhvillimin e rrjetit të TechSoup Europe. Rrjeti përbëhet nga 24 organizata për ndërtimin e kapaciteteve që janë aktive në 44 vende dhe që u shërbejnë mbi 400,000 OJQ-ve të regjistruara që ofrojnë kursime prej mbi një miliard eurosh për këtë sektor që nga fillimi. Përgjegjësitë e saj përfshijnë luajtjen e rolit qendror në zhvillimin dhe shkallëzimin e zgjidhjeve të teknologjisë të orientuara nga shoqëria në të gjithë rrjetin dhe rajonin.

Clemens Frede

Shef për zhvillimin e biznesit dhe anëtar i Bordit drejtues, Haus des Stiftens gGmbH, Munich

Clemens Frede është anëtar i Bordit drejtues dhe udhëheq me zhvillimin e biznesit në Haus des Stiftens gGmbH. Gjatë dhjetë viteve të fundit, ai e ka zhvilluar dhe e ka zgjeruar portalin IT Stifter-helfen me më shumë se 40 partnerë dhe 60,000 organizata jofitimprurëse të regjistruara. Ai punon për së afërmi me aktorët kyç në industrinë e IT-së dhe ka përvojë shumëvjeçare në sektorin jofitimprurës.